Ligji për tregti me naftë do ta nxisë konkurrencën

Prishtinë, 29 qershor 2005 – Në mbledhjen e Kuvendit të Shoqatës së Derivateve të Naftës u tha se Ligji për tregtinë me naftë dhe derivate të naftës, i miratuar nga Kuvendi i Kosovës dhe i nënshkruar nga shefi i UNMIK-ut Soren Jesen Petersen, do ta nxisë konkurrencën e lirë dhe korrekte në sektorin e naftës në Kosovë, ndërsa me këtë do të eliminohen sjelljet e paligjshme në këtë sektor.

Në këtë takim përfaqësuesit e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe Odës Ekonomike, thanë se këto institucione do të angazhohen maksimalisht për të ndihmuar në zbatimin e plotë të këtij ligji, si dhe në ndihmën për zhvillimin e këtij biznesi. Gjatë diskutimit, u theksua nevoja që në Këshillin për rregullimin edhe vëzhgimin e sektorit të naftës, i cili vepron në kuadër të Ministrisë të Tregtisë dhe Industrisë, të jetë edhe një anëtarë i kësaj shoqate. Me këtë rast u tha se përfaqësimi i shoqatës në këtë këshill, do ta mundësojë mbrojtjen e interesave të anëtarëve të vet të cilët janë të gatshëm që në tërësi t’i zbatojnë ligjet në fuqi dhe ti përmbushin të gjitha obligimet ndaj shoqërisë.

ECIKS / RTKLive