Lambsdorff: nuk e di kur do të rifillojë privatizimi

Prishtinë, 26 qershor 2004 – Edhe pse shefi i shtyllës së katërt të UNMIK-ut, Nikollas Lambsdorf, premtoi se fundi i kësaj jave do ta përcaktojë qartë ditën e fillimit të privatizimit, ai dje tha se nuk është profet të dijë saktë kohën e hapjes së tenderave të grupit të tretë të procesit të privatizimit.

“Unë nuk jam profet, por siç thashë, na duhet të bëjmë informimin nëse është e mundur, sepse duhet të informojmë komunat dhe kompanitë. Para se gjithash, mund të ndodhë javën e ardhshme dhe kjo është ajo që dua të them.

“Nga Lamsdorfi kërkuam që procesi i privatizimit të fillojë. Njëkohësisht, biseduam edhe për çështje të tjera që janë shpesh pengesë për realizimin e synimeve për komunitetin e biznesit në vend, tha kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës.

Llamsdorf i ka premtuar zyrtarët e Odës Ekonomike se do të gjejë kohë për të diskutuar me ta edhe në të ardhmen.

ECIKS / RTK