Lambsdorff mbron Fuccin për të shpëtuar vehten

Prishtinë, 21 shkurt 2004 – Gazeta Kosova Sot raporton se hutia ndermjet Qeverise se Kosoves dhe UNMIK-ut rreth mosmarreveshjeve te vazhdueshme ne AKM po e mban peng procesin e privatizimit.

Gazeta, duke cituar burimet e saj, thote se Hari holkeri eshte duke kontaktuar me zyren ligjore te Kombeve te Bashkuara ne New York me qellim te gjetjes se nje zgjidhjeje per fatin e drejtoreshes se AKM-se Marie Fucci. “Parashikohet qe Holkeri do ta shkarkoje Fucci-n nga detyra ne baze te udhezimeve nga New York-u, te cilat udhezime vijne si pasoje e vendosmerise se Qeverise se Kosoves ne kerkesat e saj.”

“Lambsdorff eshte vene ne mbrojtje te Fucci-t sepse frikesohet se pas shkuarjes se saj do kete radhen edhe ai”.

I njejti burim i ka thene gazetes se ceshtja e Fucci-t do te zgjidhet brenda disa diteve te ardhshme por ende nuk dihet nese perfaqesuesit lokal kosovarë poashtu do te kerkojne edhe doreheqjen e shefit te shtylles se IV te UNMIK-ut Nikolaus Lambsdorff.

Kosova Sot shkruan se proceset e privatizimit ne shtetet tjera ku ka marre pjese edhe Marie Fucci kane qene te pasuksesshme.

Gazeta perfundon duke cituar “burime te besueshme” se dy zevendesdrejtoret e AKM-se, Sazborsky dhe Shala, do t’i dergonin Lambsdorff-it nje kerkese me shkrim per doreheqjen e Fucci-t.

ECIKS