PRISHTINË, 11 DHJETOR 2003 – Udhëheqësi i shtyllës së UNMIK-ut për Rindërtim dhe Zhvillim Ekonomik Nikolaus Lambsdorf, mori pjesë në takimin e Këshillit të dytë të Ministrave me 8 dhjetor në Athinë.
Gjatë takimit u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi për themelimin e tregut rajonal energjetik bashkë me Ministrat dhe Ambasadorët e më tepër se 15 vendeve Evropiane.
“Kosova duhet të luajë një rol të eksportuesit rajonal të energjisë. Zgjerimi i konceptit të memorandumit do të krijojë një mundësi të madhe për Kosovën që të përfitojë nga futja e gazit natyror. Statusi unik i Kosovës nuk duhet ta pengojë ate që të merr pjesë në strukturat e energjisë rajonale” , ka deklaruar Nikolas Lambsdorf.
ECIKS / Kosovapress