Kuvendi i Kosovës miratoi Strategjinë për privatizimin e PTK-së

Kuvendi i Kosovës miratoi strategjinë e përgatitur nga Qeveria e Kosovës për Privatizimin e 75 % të aksioneve të Postës dhe telekomit të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ju tha deputetëve se strategjia për privatizimin e PTK-së është pjesë e reformave në ekonomi.

Me privatizimin e 75 për qind të aksioneve të PTK-së, sipas Thaçit, do të liberalizohet tregu i telekomit në Kosovë dhe do të ofrohen çmime më të ulëta për shërbimet e qytetarëve.

Thaçi tha se fitues i tenderit për privatizimin e PTK-së do të jetë ofertuesi me çmimin më të lartë, dhe pavarësisht se kush do të jetë fitues, punëtorët do të vazhdojnë të punojnë, së paku për katër vjet të tjera.

PTK është kompani publike e telefonisë me më tepër se 1 milionë klientë të telefonisë mobile.

ECIKS