Kosova promovon produktet e saj ne Shqiperi

Agjencia për Promovimin e Investimeve në Kosovë (APIK) dhe Aleanca Kosovare e Biznesit, nga data 26 deri më 28 korrik kane organizuar panairin “Ditët e Biznesit Kosovarë në Shqipëri”, me qëllim që Kosova të promovojë produktet e saj jashtë vendit.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini tha se ky panair i cili organizohet për herë të parë në Shqipëri, ndër të tjera ka për synim edhe ngritjen e nivelit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Një panair i ngjashëm kohë më parë është mbajtur edhe në Mal të Zi.

Ndërtimi i autostradës që lidh Kosovën me Serbinë në veri dhe me Shqipërinë në jug, prej nga vazhdohet në portet e Adriatikut, pritet të ketë efekte shumë pozitive për bashkepunimin ekonomik dhe klimën investive në Kosovë.

ECIKS