Nga 12 gushti ANP-ja menaxhohet nga konsorciumi “Limak – Lyon”

Kontrata për dhënien me qira të Aeroportit të Prishtinës (ANP), pritet të finalizohet javën tjetër, gjegjësisht më 12 gusht.

Udhëheqësit e Partneritetit publiko-privat thanë se deri më tash gjithçka ka shkuar në rregull dhe shumë shpejt pritet që konsorciumi “Limak – Lyon” të marrë menaxhimin e ANP-së.

“Formalizmi i kontratës pritet të bëhet më 12 gusht”, tha Lorik Fejzullahu udhëheqës i Partneritet publiko privat (PPP). Por para nënshkrimit të kontratës, sipas tij, Qeveria dhe ftuesi i koncesionimit të ANP-së duhet t’i përmbushin disa kushte që kanë të bëjnë edhe me punëtorët.

Konsorciumi “Limak – Lyon” ka fituar të drejtën për të koncesionuar ANP-në për 20 vjet, por një përqindje të fitimit do të jetë edhe për buxhetin e Kosovës. Konsorciumi është zotuar se do të investojë mbi 100 milionë euro në modernizimin e ANP-së dhe zgjerimin e tij.

Aeroporti i Prishtinës është i vetmi në Kosovë me mbi 1.2 milionë pasagjerë në vit.

ECIKS

This website uses cookies to improve its performance and the relations with its audience. For more information on data protection see our Privacy Policy.