Prishtinë, 6 dhjetor 2006 – Mediat kosovare kanë publikuar të dhëna më të hollësishme për kompanitë që kanë shprehur interesin të investojnë në zhvillimin e kapaciteteve energjetike në Kosovë, përfshirë edhe ndërtimin e termocentralit Kosova C. Në mes tyre janë kompanitë në vijim:
RWE Power AG
Është kompani gjermane, një nga më të fuqishmet në Evropë për prodhimin e energjisë. Gjenerimi i energjisë që bën kjo kompani vjen nga një gamë e gjerë e energjisë primare: energjisë nukleare dhe asaj të linjitit të prodhuar në minierat e veta në Rhineland. Kompania ka 18.700 punëtorë. Kompania bazë RWE power ka të ardhura vjetore prej 6.8 miliardë eurosh.
KazTransGaz
KazTransGaz është një kompani nga Kazakistani, e themeluar në vitin 2000. Pronar I vetëm i saj është kompania shtetërore KazMunaiGaz. Ka në pronë të saj një gazsjellës, duke poseduar me shitjet e gazit shtetëror. Pra, kjo kompani është më tepër e orientuar në biznesin e gazit dhe prioritet kryesor të biznesit në vitet 2006-2007 ka përmirësimin e sistemit transportues të gazsjellësit në Azinë Qendrore.
ENBW-WGI
Me pesë milionë konsumatorë, EnBW me seli në Karlsruhe, është kompania e tretë energjetike në Gjermani. Kjo kompani ka 17.800 punëtorë dhe në vitin 2005 shitjet e saj kanë arritur në 10.77 miliardë euro. EnBW operon edhe në Evropën Qendrore dhe Lindore. Kjo kompani është e fokusuar fuqishëm në sektorin e energjisë dhe pretendon të ketë rol edhe më të rëndësishëm në këtë fushë. Partneri i EnBW, Washington Group International është kompani më tepër e fokusuar në shërbime. Me 25.000 punëtorë dhe me një shtrirje në më tepër se 30 vende, WGI ofron shërbime profesionale, shkencore, menaxheriale dhe zhvillim të shërbimeve në shumë tregje botërore. Kjo kompani luan një rol të madh edhe në formimin e politikave energjetike.
CEZ-AES
CEZ është kompani energjetike çeke, duke u radhitur në top 10 të kompanive energjetike më të mëdha të Evropës. Qëllimi strategjik i kësaj kompanie është të bëhet lider i tregut energjetik në Evropën Qendrore dhe Juglindore. Pjesë e CEZ Group janë edhe tri kompani distribuuese të energjisë në Bullgari, një në Rumani si dhe dy termocentrale në Poloni. Partneri i CEZ-it, kompania amerikane AES, është një nga kompanitë më të mëdha në botë në sektorin e energjisë. AES-i gjeneron dhe distribuon energji elektrike në 26 vende nëpërmes një grupi kompanish të klasit botëror. Kjo kompani gjatë dy dekadave është rritur ndejshëm. AES-i bën konceptualizimin, planifikimin, dhe ndërtimin e termocentraleve energjetike.
Edison
Është kompani italiane që është aktive në çdo sektor të industrisë energjetike, nga gjetja e energjisë te prodhimi, distribuimi dhe shitja e energjisë elektrike dhe gazit natyror. Kapacitetet e energjisë elektrike të Edison kanë një kapacitet prej 8.200 megavatësh. Edison ka 5.000 konsumatorë industrialë dhe më shumë se 160 mijë konsumatorë rezidencialë si dhe 600 mijë konsumatorë, të cilët i ka arritur me partnerë lokalë.
EVN
Është një nga kompanitë më të mëdha energjetike austriake. EVN-ja siguron energji, gaz natyror, nxehje dhe ujë. Kjo kompani ka -siguruar kontrollin në dy furnizuesit bullgarë të energjisë gjatë privatizimit të tyre. EVN-ja ka marrë porosinë që të ndërtojë ujë të pijshëm dhe kanalizimin e ujërave të zeza në Kroaci, Poloni dhe Rusi.
Enel
Është operator energjetik në Itali. Kompania është e fokusuar në gjenerim, distribuim dhe shitje të energjisë elektrike dhe gazit natyror. Në fund të vitit 2005 Enel ka pasur kapacitete të nstaluara energjetike prej 42.2 gigavatësh. Enel gjatë vitit 2006 ka blerë kompaninë franceze për zhvillimin e energjisë me erë, Erelis SAS, dhe Hydro Quebec International Latin America Ltd. Enel do të konkurrojë në tenderin ndërkombëtar për energjinë nga linjiti në Kosovë me njësinë e kompanisë publike greke të energjisë, SENCAP (Kapitali Energjetik i Evropës Juglindore). Pjesë e SENCAP-it është edhe kompania amerikane Con-tour Global, që thuhet të jetë e afërt me familjen e presidentit amerikan, George W Bush.
BOT
Është kompania kryesore energjetike në Poloni.
EXPRESS / ECIKS