Prishtinë, 21 tetor 2004 – Kryeadministratori i Kosovës, Soren Jesen Petersen ka anuluar procesin e tenderit për operatorin e dytë të telefonisë mobile në Kosovë së bashku me vendimin e Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit i cili sot ka nënshkruar licencën për konsorciumin MOBIKOS. “Anulohet tenderi publik për ofruesin e shërbimeve GSM në Kosovë i inicuar në bazë të vendimit të Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit më 17 dhjetor 2003. Në bazë të kësaj të gjitha veprimet, marrëveshjet dhe vendimet të bazuara në tender do të konsiderohen si të pavlefshme dhe joligjore”, thuhet në vendimin e nënshkruar nga Jessen-Petersen. Ky vendim ka hyrë në fuqi menjëherë.
ECIKS / Radio21