Kosovë-Zvicër: marrëveshje për shërbimet ajrore

Republika e Kosovës dhe Federata e Zvicrës kanë nënshkruar një marrëveshje për rregullimin e shërbimeve të trafikut ajror.

Marrëveshja është nënshkruar nga ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, dhe Lukas Beglinger, ambasador i Zvicrës në Kosovës.

Trafiku ajror me Zvicrën përbën 30% të transportit ajror të Kosovës për shkak të numri të madh të diasporës kosovare që jeton në këtë shtet.

Ministri i Transportit, Fatmir Limaj tha se kjo marrëveshje është në frymën liberale të tregut, e cila mundëson numër të pakufizuar të fluturimeve të rregullta midis dy vendeve.

Kosova aktualisht bën pjesë në hapësirën e përbashkët të aviacionit me vendet e Bashkimit Evropian. Aktualisht Kosova është në proces të negocimit të marrëveshjes bilaterale të transportit ajror edhe me SHBA-të dhe Turqinë.

Kjo marrëveshje pritet të ulë edhe koston e udhëtimeve dhe transportit të mallrave nga Kosova në Zvicër dhe anasjelltas.

ECIKS

This website uses cookies to improve its performance and the relations with its audience. For more information on data protection see our Privacy Policy.