Kosovë: Pritet ulja e normës doganore

Prishtinë, 10 nëntor 2003 – Zyra e kryeministrit në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave brenda një periudhe të shkurtër pritet të dalë me një propozim përpara Këshillit Ekonomik Fiskal lidhur me uljen e normës doganore.

Aktualisht norma doganore për të gjitha produktet dhe shërbimet e importuara nga jashtë, përfshirë këtu edhe lëndën e parë dhe pajisjet prodhuese, është 26,5 për qind, prej të cilave 10 për qind janë si taksë doganore dhe 15 për qind si Tatim në Vlerën e Shtuar (TVSh).

Për t’i ruajtur projeksionet buxhetore Qeveria ka futur në propozim një ngritje të vogël të TVSh-së.

Aktualisht organi më i lartë vendimmarës i qeverisjes ekonomike në Kosovë është Këshilli Ekonomik Fiskal, i përbërë nga anëtarë vendor dhe të huaj.

ECIKS (K.D.)