Kosovë: Pas reciprocitetit rritet prodhimi vendor

18 gusht 2011 – Kryeministri Hashim Thaçi e ka vlerësuar lartë punën e prodhuesve kosovarë pas ditës kur u morr vendimi që mallrat serbe të mos futen në Kosovë.

Kryeministri gjatë një vizite së bashku me ministrin e Bujqësisë, Blerand Stavilecin në kompaninë për përpunimin e pemëve “ASK Foods” në Gjilan, ka deklaruar se masat e reciprocitetit kanë ndikuar që kompanitë kosovare ta rrisin dukshëm prodhimin dhe të mbulojnë tregun vendor.

Ndërkaq, ministri i Bujqësisë, Blerand Stavilevci tha se do të bëjnë çmos që prodhuesit kosovarë të kenë kushte të favorshme, në mënyrë që aktivitetin e tyre prodhues ta ngrisin në nivele më të larta jo vetëm sa i përket sasisë, por edhe cilësisë së produkteve.

Telegrafi

This website uses cookies to improve its performance and the relations with its audience. For more information on data protection see our Privacy Policy.