Kosovë – Maqedoni: Dy kalime të reja kufitare

30 qershor 2003 – Maqedonia do të hapë dy pikë-kalime të reja kufitare me Kosovën, konkretisht në pikat Tanushë-Debëllde dhe Trezimir-Restelicë. Kabineti qeveritar i Branko Cervenkvskit duke marrë parasysh bashkëpunimin ekonomik midis Maqedonisë dhe Kosovës si dhe uljen e tensioneve në këtë pjesë të kufirit arriti në përfundimin, se tashmë janë pjekur kushtet për hapjen e këtyre dy pikëkalimeve kufitare. Zëdhënësi i qeverisë Tasho Collakovski deklaroi në Shkup, se fillimi i punës në këto dy pikëkalime do të pengojë edhe kalimet ilegale të kufirit. Për këtë vendim të qeverisë është njoftuar edhe Beogradi zyrtar.

DWELLE / ECIKS