“Kosovateks” shitet për 3.1 milionë euro

Prishtinë, 14 dhjetor 2005 – Agjencia Kosovare e Mirëbesimit (AKM) shpalli sot fituesin e përkohshëm të tenderit për privatizimin e e ndërmarrjes së re “Kosovateks”. Nga dy ofertues validë, AKM-ja shpalli fitues të përkohshëm personin që ofron në të gatshme 3.1 milionë euro, investime 4 milionë euro për dy vjetë pas nënshkrimit të kontratës si dhe punësim për 200 persona. Si person që qëndron pas kësaj oferte, u deklarua Abdullah Shabani, nga ndërmarrja “Intershped”.

Nexhmedin Ejupi, drejtor i tashëm i ndërmarrjes “Kosovateks” tha se duke marrë parasysh privatizimet e ndërmarrjeve shoqërore, ai është i kënaqur. Fabrika e Tekstilit Kosova-teks në Prishtinë ka një hapësirë prej rreth 13 hektarësh. Në anën tjetër, sot në Prizren, punëtorët e fabrikës më të madhe të tekstilit në Kosovë “Printeks”, kanë protestuar përsëri duke kërkuar që edhe kjo fabrikë me rreth 18 hektarë hapësirë të privatizohet me spin-of special.

ECIKS / RTK