Kosova siguron votat për anëtarësim në BERZH

Republika e Kosovës ka siguruar votat e mjaftueshme për tu bërë anëtare e Bankës Evropian për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ka mësuar Telegrafi nga burime brenda Qeverisë së Kosovës.

Pas anëtarësimit të Kosovës në Fondin Monetarë ndërkombëtarë (FMN) dhe Bankës Botërore (BB), shumë shpejtë mund të bëhemi pjesë edhe të një institucionit tjetër të rëndësishëm financiar evropian, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), pasi votat për këtë janë siguruar .

“Kosova ka siguruar votat për tu bërë anëtare e BERZHI-it dhe ne jemi duke bërë përpjekje që të bindim Bordin Ekzekutiv të kësaj bankë që çështjen e anëtarësimit të Kosovës ta fus në rend të ditës”, tha burimi i Telegrafit brenda Qeverisë së Kosovës.

/Telegrafi/