Kosova rreth 600 milionë euro në vit nga diaspora

Në panel-diskutimin “Roli i Diasporës Kosovare në Zhvillimin Ekonomik të Kosovës” është bërë e ditur se dërgesat vjetore prej 600 milionë eurosh të emigrantëve përbëjnë rreth 14 % të GDP-së në Kosovë

Në këtë panel u tha poashtu se vetem një shumë e vogël e remitencave janë përdorur për investime, dhe se kryesisht përdoren për konsum.

Në punim thuhet se si arsye kryesore pse emigrantët nuk planifikojnë të investojnë në vend, janë mungesa e informacioneve nga ana e institucioneve rreth mundësive të investimit dhe politikat e pafavorshme fiskale.

Ndërkohë, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu ka pohuar se me emigrantët tanë duhet orientuar më shumë drejt investimeve.

Sipas po këtij punimi të Riinvset-it, Kosova zë vendin e 15-të në listën e shteteve që marrin më së shumti remitenca.

/Telegrafi