Kosova brenda një periudhe jo shumë të gjatë pritet të bëhet me bursë.
Ky plan, që është në fazën fillestare të zhvillimit, po realizohet nga Ministria e Financave dhe Banka Qendrore, të ndihmuar edhe nga ekspertë të siguruar nga USAID-i amerikan.
Sipas drejtuesve të Bankës Qendrore të Kosovës ky plan ka gjasa të realizohet bashkë me Malin e Zi, si dy vende që e përdorin euron si valutë ose të bëhet ndonjë bursë regjionale. Një plan të tillë për një bursë para disa kohësh e ka shfaqur edhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. Nga shtetet me të cilat vendi ynë rrethohet dhe që kanë bursë funksionale janë vetëm Maqedonia dhe Serbia.
/ Koha /