Kosova ndoshta do të marrë një vlerësim të kredisë nga Standard & Poor pasi po konsiderohet kërkesa për fonde nga investitorë ndërkombëtarë për të rindërtuar infrastrukturën e vendit,tha Ministri i Financave Bedri Hamza.
Ministria e Financave këtë vit ka në plan të grumbullojë 74 milion euro nga shitjet e bondeve të para të thesarit për të financuar shpenzimet dhe investimet, dhe 110 milionë euro tjera nëpërmjet një pakete të re kreditore nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Analistët e S&P do të vizitojnë Kosovën në qershor për të vlerësuar besueshmërinë kreditore të saj.
“Ne do të jemi shumë të kujdesshëm kur është fjala për borxhin e jashtëm pasi jemi poashtu në gjendje të mobilizojmë burimet tona të brendshme,” tha Hamza, duke shtuar se qeveria nuk ka ndërmend të kërkojë “shuma të mëdha në varg prej 500 milionë eurosh”, pas marrjes së një vlerësimi .
Kosova, infrastrukturën e së cilës u shkatërrua pjesërisht në vitin 1999, dëshiron të përfundojë rrjetin e saj të autostradës dhe projekte të tjera që kanë për qëllim të nxisin rritjen ekonomike dhe të rrisin standardin e jetesës.
/ Bloomberg /