Kosova kryeson javën e CEFTA-s

Në Paris të martën filloi java e Marrëveshjes për Tregti të Lirë në mes të vendeve të Evropës Qendrore (CEFTA), nën organizimin dhe udhëheqjen e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë të Kosovës.

Qëllimi i këtij sesioni, në të cilin po marrin pjesë zyrtarë qeveritarë, organizata të ndryshme ndërkombëtare, si dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe të komunitetit diplomatik, është negocimi i liberalizimit të tregtisë në mes të anëtarëve të CEFTA-s.

Java e CEFTA-s do të fokusohet në prioritetet kryesore të vitit 2011, që përfshijnë eliminimin e barrierave jo-tarifore, shërbimet tregtare, bashkëpunimin doganor, lehtësimin e tregtisë dhe investimet.

Kosova u bë pjesë e CEFTA-s në vitin 2006, ndërsa këtë vit është drejtuese e saj. Objektivat kryesore të kësaj marrëveshje janë eliminimi i barrierave tregtare, nxitja e investimeve dhe mbi të gjitha lehtësimi i tregtisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

/Telegrafi/