Termocentrali Kosova B do të hiqet nga pakoja tenderuese e projektit Kosova e Re. Kështu ka marrë vendim të hënën Komiteti Drejtues për këtë projekt. Këtë e kanë kërkuar vetë kompanitë e parakualifikuara.
Ashtu siç kërkuan investitorët, ashtu edhe u bë. Termocentrali Kosova B nuk do të jetë pjesë e pakos së projektit energjetik, Kosova e Re.
Kështu ka vendosur të hënën në takimin e fundit të tij, Komiteti Drejtues i Projektit “Kosova e Re”, konfirmojnë zyrtarë të këtij komiteti.
Këtë propozim pritet ta miratojë Qeveria e Kosovës në mbledhjen e ardhshme që do të mbahet gjatë kësaj jave.
Ndryshimet në projektin e Kosovës së Re i kanë konfirmuar edhe në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, pa përmendur se çfarë do të jenë ato.
/Telegrafi/