Korporatizohen Telekomi i Kosovës dhe Aeroporti i Prishtinës

Prishtinë, 9 korrik 2005 – Posta e Telekomi i Kosovës dhe Aeroporti i Prishtinës janë korporatizuar dhe ky është një proces që për kompanitë kosovare duket të jetë sfidues për shkak të konkurrencës ndërkombëtare. Korporatizimi i këtyre dy ndërmarrjeve ka kushtuar 4 milionë euro.

Udhëheqësi i shtyllës së katërt të UNMK ut Joachim Ruecker, ka deklaruar se korporatizmimi i këtyre dy kompanive është një proces shumë transparent dhe i qartë për botën e biznesit dhe me struktura qeverisëse shumë të qarta.

“Me korporatizmim bëhet adaptimi i këtyre ndërmarrjeve publike në ndërmarrje moderne që janë në treg. Ne i kemi i orientuar nga dobia e konsumatorëve duke i përgatitur ato për një ambient konkurrues”.

Sipas tij, korporatizimi është shumë i rëndësishëm për PTK në që të jetë në gjendje të ballafaqohet me sfidat ndërkombëtare dhe të bëhet transformimi i strukturës komplete të ndërmarrjeve publike duke e përfshirë edhe PTK. Ajo është transferuar në shoqëri aksionare dhe do të bëhet një kompani aksionare me departamente të veçanta komerciale, tha Ruecker. Kjo çon te një pasqyrë me e qartë e përgjegjshmërisë dhe për shërbime më të mira, tha ai.

Ndërkaq ministri i Ekonomisë dhe Financave Haki Shatri ka vlerësuar se korporatizimi ka qenë i domosdoshëm me faktin se është pjesë e standardeve. Ndërsa Xhefri Gevin, drejtor dhe menaxhues i PTK, tha se procesi i korporatizimit është iniciativë e AKM së edhe PTK së. Rëndësia e këtij procesi, sipas tij, është përgjegjësia që bie në bordin e drejtorëve dhe ekipit menaxhues që do ta udhëheqë ndërmarrjen në mënyrë sa me të transparente duke i përmbushur standardet e kërkuara. “PTK do t’i ketë përparësitë e të qenit ndërmarrje ligjore dhe me rritje të operimeve në treg”, tha Gevin. Zyrtarët e AKM së thanë se duhet ta përfundojnë këtë punë dhe t’i vendosin strukturat menaxhuese në vend. Tani janë dy kompani të para të korporatizuara në shoqëri aksionare dhe me strukturat menaxhuese të qarta.

ECIKS