Kontabilistët kosovarë pranohen në Federatën e Mesdheut

Stamboll, 21 nëntor 2006 – Shoqata e kontabilistëve të certifikuar dhe auditorëve të Kosovës (SHKÇAK), njoftoi se është pranuar si anëtare me të drejta të plota në Federatën e kontabilistëve të Mesdheut.

“Anëtarësimi u bë në Stamboll, ku javën e kaluar u mbajt mbledhja e Asamblesë së përgjithshme e FCM-së (Federata e kontabilistëve të Mesdheut),” njoftoi SHKAÇAK. Kjo shoqatë është e autorizuar që të merret me trajnimin dhe certifikimin e kontabilistëve, që nga niveli fillestar deri tek auditorët. Por, rëndësia e saj pritet të rritet në të ardhmen, ngase për momentin në Kosovë ende nuk respektohet ligji që lejon të merren me mbajtjen e librave të kontabilitetit vetëm personat e certifikuar për këtë veprimtari.

Si rezultat i mospërfilljes së këtij parimi, kontabiliteti në Kosovë ka mbetur larg trendëve të zhvillimit botëror.

Express / ECIKS