Prishtinë, 25 prill 2007 – Tani është kohë që investitorët të vijnë në Kosovë, është thënë nga të gjithë, sot në Samitin e parë të organizuar në vendin tonë për biznes dhe investime.
Se ka ardhur koha për investime në Kosovë, për këtë janë pajtuar të gjithë, edhe drejtuesit e institucioneve vendore, duke nisur nga kryeministri, Agim Çeku, si dhe institucionet ndërkombëtare, shefi i UNMIK-ut, Joachim Ruecker etj.
Në Samitin e organizuar nga Konventa Financiare Evropiane në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë e Industrisë, i cili do të mbahet për dy ditë në Prishtinë, po marrin pjesë investitorët potencial kurse folësit janë pajtuar se në Kosovë ka ardhur një epokë e re, si në aspektin politik ashtu edhe në atë ekonomik.
ECIKS / Telegrafi