Këtë vit 80 milionë euro nga letrat me vlerë

Qeveria e Kosovës sivjet për të dytin vit radhazi planifikon të arkëtojë mjete për buxhetin e Kosovës përmes emetimit të letrave me vlerë. Qeveria sivjet planifikon të arkëtojë 80 milionë euro nga emetimi i letrave me vlerë.

Mjetet që merren nga emetimi i letrave me vlerë nuk janë të dedikuara për ndonjë projekt në veçanti, por do të derdhen në buxhetin e shtetit, dhe në përputhje me ligjin e buxhetit, do t’u ndahen organizatave buxhetorePër dallim nga viti i kaluar kur letrat e emetuara kishin afat maturimi apo kthimi prej 3 dhe 6 muajsh, sivjet ato do të kenë afat më të gjatë, 6 muaj, respektivisht një vit.

Gjatë vitit të kaluar, interesimi i bankave ka qenë i theksuar, prandaj edhe norma e interesit ka shkuar duke rënë. “Kjo tregon për stabilitetin e sistemit financiar në vend dhe po ashtu tregon atë objektivin kryesor të qeverisë, të Ministrisë së Financave, kur është filluar me këtë projekt, që krahas të gjitha objektivave tjera, ne të krijojmë tregun e brendshëm të letrave me vlerë“ tha një zyrtar i Ministrisë së Financave.

Vitin e kaluar, përmes letrave me vlerë, qeveria nkishte arkëtuar 74 milionë euro.

/Telegrafi/