KEK nënshkuan kontratë për hidrocentralin kosovar

Prishtinë, 30 prill 2004 – Në drejtorinë e KEK-ut u nënshkrua kontrata midis korporatës energjetike të Kosovës dhe kompanisë amerikane Triangëll Gjeneral Kontraktër, pronar i së cilës është Florin Krasniqi- qytetar amerikan me prejardhje Kosovare.

Në kontratë përfshihet aftësimi i hidrocentralit Kozhnjer me fuqi 8.3 megavatësh dhe prodhim vjetor rreth 20 milion kilovatorësh energji elektrike . Objekti i cili gjendet në afërsi të Deçanit është i dëmtuar dhe është jashtë funksionit për më shumë se 6 vite. Projekti pritet të përfundojë brenda 2 vitesh dhe do të investohet rreth 6 milion euro. Në të pritet të punësohen punëtorë të sektorit të rindërtimit fillimisht derisa të aftësohet hidrocentrali pastaj do të punësohen reth 20 punëtorë në sektorin e prodhimit të energjisë elektrike.

ECIKS / Balkanweb