KE do të hapë zyre të ndërlidhjes në Kosovë

Bruksel, 30 gusht 2004 – Komisioni Evropian ka vendosur që të hapë zyre të ndërlidhjes në Kosovë me qëllim që të vazhdojë të mbajë kontakte më të afërta si me administratën e UNMIK-ut, ashtu edhe me përfaqësuesit e institucioneve në vend. Në selinë e Komisionit Evropian në Bruksel u tha gjithashtu se qëllimi primar i hapjes së kësaj zyreje është ndihma konkrete Kosovës drejt afrimit me BE-në nëpërmjet të mekanizmave përcjellëse të stabilizim – asociimit dhe instrumenteve tjera të përcaktuara gjatë Samitit të Selanikut.

Në krye të kësaj zyreje Komisioni Evropian ka emëruar Giorgio Mamberto për të cilin thuhet se ka eksperiëncë profesionale 33 vjeçare në çështjen e politikës së jashtme në kuadër të Komisionit. Ai do të mer përsipër detyrën më 1 shtator ndërsa gjatë mandatit do të bashkëpunojë ngushtë më Fernando Gentilinin – përfaqësuesin personal të Havier Solanës si dhe me zyret tjera të Bashkimit Evropian në Kosovë.

ECIKS / RTK