KD aprovon draft dokumentet e projektit "Kosova e Re"

Komiteti Drejtues i Projektit të Termocentralit “Kosova e Re” shqyrtoi të premten ecuritë në lidhje me përgatitjen e Kërkesës për Propozime dhe strukturën e Transaksionit për Termocentralin „Kosova e Re“, pas heqjes së termocentralit Kosova B nga ky projekti.

Ky Komitet është i përkushtuar për finalizimin e dokumentacionit të Transaksionit dhe publikimit të Kërkesës për Propozime dhe draft Marrëveshjeve të Projektit deri në fund të muajit mars 2013.

Në mbledhjen e Komitetit Drejtues ishin të pranishëm edhe vëzhguesit dhe palët tjera të përfshira në proces (Banka Botërore, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, USAID, Zyra e Unionit Evropian në Kosovë, KfW, USAID, KEK dhe KOSTT).

/Telegrafi/