450 mijë euro për këshilltarin e autostradës për Shkup

Rreth gjysmë milioni euro do t’i kushtojë buxhetit të Ministrisë së Infrastrukturës këshilltari i transaksionit për Autostradën Prishtinë-Shkup. Këtë tender Ministria e Infrastrukturës ia ka dhënë konzorciumit nga Shqipëria “Cavasola Scamoni sh.p.k dhe CSM Adonino Askolli”, e cila është shpallur fituese .

Nga tri kompani që kanë marrë pjesë në këtë tender, oferta më e ulët ka qenë e kompanisë shqiptare ( rreth 444 mijë euro ), përderisa më e larta ka arritur në rreth 870 mijë euro.

Projekti për realizimin e autostradës Prishtinë-Shkup është prezantuar në vitin 2010. Sipas projektit të prezantuar, autostrada do të ndërtohet në një trase tërësisht të re, me gjatësi prej 55 kilometrash, do të ketë dy tunele, ndërsa më i gjati do të jetë ai i Kaçanikut, me 2.2 kilometra.

/Zëri/Telegrafi/