Katër konsorciume në garë për termocentralin e ri

Komiteti drejtues për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re” ka zgjedhur katër konsorciume ndërkombëtare, të cilat i kanë përmbushur kriteret për ndërtimin e këtij termocentrali.

Në këtë projekt kishin shprehur interesim 6 konsorciume ndërkombëtare, por dy prej tyre nuk i kanë plotësuar kriteret.

Konsorciumi Adani Power – PT Adani Global nga India dhe Indonezia; konsorciumi AES Electric lid – Demir Export A.S nga SHBA-të dhe Turqia; Park Holding nga Turqia dhe konsorciumi PPC- Contour Global LLP nga Greqia dhe Britania, janë ofertuesit e kualifikuar për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.

Ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka Pula, e cila drejton komitetin për ndërtimin e termocentralit të ri, tha se Qeveria është shumë e kënaqur me interesimin e këtyre kompanive.

Ajo theksoi se deri në fund të prillit pritet të nxirret drafti i tenderit, kurse deri në korrik do të përfundojnë të gjitha negociatat për përzgjedhjen e kompanisë që do të ndërtojë termocentralin.

Ndërtimi i termocentralit “Kosova e Re” pritet që të fillojë në vitin 2011.

Termocentrali parashihet t’i ketë fillimisht 500 megavate, me mundësi të shtimit edhe të 500 megavateve të tjera. Kostoja e ndërtimit llogaritet të shkojë deri në një miliard euro, shumë kjo që do të bashkëfinancohet nga Qeveria dhe kompania fituese.

ECIKS

This website uses cookies to improve its performance and the relations with its audience. For more information on data protection see our Privacy Policy.