OEK-u do të japë kontribut në promovimin e investimeve

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Besim Beqaj dhe drejtori i Agjencisë për Promovimin e Investime në Kosovë (APIK), Mustafë Hasani, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi me të cilën komuniteti i biznesit në Kosovë do përfshihet në promovimin e investimeve të jashtme.

Kryetari i OEK-ut, Besim Beqaj tha se OEK-u është i interesuar që të bashkëpunojë me të gjitha institucionet relevante të cilat bëjnë promovimin e investimeve të huaja në Kosovë.

Sipas tij, memorandumi i bashkëpunimit synon promovimin e investimeve të huaja në Kosovë dhe për të promovuar Kosovën si brend.

Mustafë Hasani, drejtori i APIK-ut tha se me OEK-un kanë pasur bashkëpunim edhe më parë në lëmin e promovimit të investimeve, të organizimit të takimeve me bizneset, panaireve të ndryshme.

Hasani theksoi se do të shikohen mundësitë e zhvillimit të mëtejshme të aktiviteteve promovuese nëpërmjet panaireve, konferencave dhe përcaktimin e sektorëve dhe kompanive të cilat mund të jenë interesante për investime në Kosovë.

ECIKS

This website uses cookies to improve its performance and the relations with its audience. For more information on data protection see our Privacy Policy.