Prishtinë, 31 janar 2007 – Fuqia finanziare e “Kassabankës” më datë 31 dhjetor të 2006 ishte 104 milionë e 711 mijë euro. Për dallim nga tre muaj më herët, shtator 2006, depozitat në këtë bankë kanë rënë për 1 milion e 679 mijë euro. Huat e bankës në fund të vitit 2006 ishin 4 milionë e 121 mijë euro. Po ashtu në shtator të vitit të kaluar kapitali i “Kassabankës” ishte 13 milionë e 677 mijë euro, ndërsa në fond të vitit u rrit për 812 mijë euro. Sipas bilancit del se edhe kapitali i bankës ishte 14 milionë e 489 mijë euro. Në fund të vitit të kaluar gjithashtu u rrit edhe totali i aktives për 261 mijë euro, duke arritur në 128 milionë e 582 mijë euro. Bazuar në po të njëjtin raport të bankës, për dallim nga shtatori, në fund të vitit të kaluar kapitali i bankës është rritur për 812 mijë euro. Të hënën “Kasabank” ia shiti 68 për qind të aksioneve “Nova Ljublanska Banka”, vendim që sllovenizoi në masën 51 për qind këtë bankë, pasi edhe një tjetër bankë slovene “Faktor Bank” ka 25 për qind të aksioneve aty.
ECIKS / Gazeta Lajm