PRISHTINË, 12 Dhjetor 2003 – Shërbimi Doganor i UNMIK-ut në bashkëpunim me rrjetet ndërkombëtare për luftën kundër kontrabandës ka kapur në Itali një sasi prej 18.6 milionë cigaresh, të cilat në formë kontrabande janë tentuar që të futen në Kosovë përmes Greqisë.
Rasti është i lidhur me tentimin e mëhershëm për kontrabandimin e 320 pakove me 3.2 milionë cigare nga Mali i Zi për në Kosovë. Sipas drejtorit të Njësisë zbatuese nga Shërbimi Doganor i UNMIK-ut, Xhon Robertson, futja ilegale e këtyre cigareve në Kosovë do t’i shkaktonte një humbje buxhetit të Kosovës në vlerë prej rreth 300 mijë eurosh.
ECIKS / Kosovapress