Intervistë me Ali Jakupin, ministër i ekonomisë në Qeverinë e Kosovës, lidhur me Marrveshjen e tregtisë së lirë me Shqipërinë.
Cila është rëndësia e marrveshjes për tregtinë e lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë?
Rëndësia është shumë e madhe. Së pari, është kjo marrveshja e parë që nënshkruhet mes këtyre dy vendeve. Së dyti, është një hapje për tregti të lirë me vendet e rajonit, që do të thotë se Kosova mund të jetë partner i barabartë sa i përket tregtisë së lirë me vendet e rajonit. Së treti, shumë qartë theksohet se cfarë mund të hyjë në një marrveshje të këtillë. Dhe së fundi, kjo marrveshje e ka rëndësinë e vet edhe nga aspekti i integrimeve më të fuqishme të Kosovës.
Zoti ministër, më thuani më konkretisht, cfarë do të thotë kjo për ekonominë dhe biznesin kosovar?
Kjo do të thotë një hapje për ekonominë dhe biznesin kosovar në rajon. Mbyllja e deritanishme në një guacë, si një pikë e zezë, eliminohet. Ne tashti kemi mundësi që të bëjnë këmbime institucionale me Shqipërinë, që do të thotë se e kanë mbështetjen edhe të ligjit. Në këtë mënyrë kemi një hapje me tregun shqiptar, i cili për ne është shumë me rëndësi. Por edhe Kosova, është treg i rëndësishëm për Shqipërinë. Jemi duke vepruar që të arrijmë marrveshje të ngjashme edhe me vendet tjera të rajonit.
Cilat janë të rejat që sjellë kjo marrveshje?
Të rejat janë se janë specifikuar produktet dhe listat e mallrave që do të shkëmbehen. E reja tjetër është se hapen rrugë të reja të bashkëpunimit, qoftë në aspektin e biznesit ose me mbarjten e përvojave nga një vend në tjetrin.
Kjo është marrveshja e parë e Kosovës me ndonjë vend tjetër, por me siguri që parashikohen bisedime dhe marrveshje edhe me vendet tjera të rjaonit?
Gjithsesi, ne tashti presim të arrijmë marrveshje me Maqedoninë. shpresojmë se së shpejti do të hyjmë në negociata me Bosnje-Hercegovinën, Kroacinë, Slloveninë, e madje edhe me Turqinë.
A keni pasur ndonjë kontakt konkret me këto vende?
Me Slloveninë kemi pasur. Ndërkohë që biseda fillestare kemi pasur edhe me Kroacinë. Poashtu Unmiku i ka shkruar një letër më parë edhe Bosnje-Hercegovinës. Me Maqedoninë e kam shtruar këtë problem edhe përsonalisht gjatë një vizite që zhvillova në këtë vend. Me Turqinë poashtu ekzistojnë interesa të ndërsjella, por ende nuk kemi hyrë në biseda konkrete. Pra me të gjitha këto vende kemi një lloj kontakti të drejtë apo indirekt.
Si qëndrojnë punët me Serbinë?
Punët këtu janë pak më specifike. Ata në bazë të Rezolutës 1244 mendojnë se Kosova është territor i tyre. Fatkeqësia është se importet më të mëdha, rreth një e katërta, kanë qenë prej Serbisë. Problemi është se në Kosovë i kemi tri nivele të tarifave doganore. Ndoshta në bisedat teknike kjo do të jetë edhe një prej cështjeve që do të trajtohet mes Prishtinës dhe Beogradit, sepse Serbia në qoftë se e dëshëron tregun e Kosovës duhet të pranojë edhe mallrat kosovare – si një partner i barabartë.
ECIKS / DWELLE (Bahri Cani)