Jakupi: Kosova mund të bëhet kantier i ndërtimeve

PRISHTINË, 19 Dhjetor 2003 – Për shkak të sistemit të papërcaktuar ekonomik, të makropolitikave ekonomike dhe zhvillimore dhe të mungesës së strategjive të zhvillimit, qeveria e Kosovës u detyrua ta hartojë programin strategjik për zhvillimin ekonomik dhe të veprimtarive jashtekonomike të Kosovës për periudhën 2004-08, tha Ali Jakupi, ministër i Tregtisë dhe Industrisë, në konferencën për Strategjinë e zhvillimit afatmesëm të Kosovës në Prishtinë.

Sipas Jakupit, në këtë strategji, aspekt primar është ai i ndërtimit, Kosova mund të bëhet një kantier gjithëpërfshirës i ndërtimeve. “Me këto ndërtime shtohet mirëqenia e popullsisë dhe standardit jetësor. Kjo arrihet duke e zgjidhur në masë të kënaqshme problemin e strehimit, duke i aktivizuar dhe krijuar edhe nevojat tjera të shërbimevë dhe duke krijuar një treg konkurrues dhe të shtimit të prodhimit të produketeve industriale”, ka pohuar Jakupi.

Në këto ndërtime sipas tij, do të përfshihen objektet e banimit, objektet shkollore si dhe ato infrastrukturale, pastaj të kapaciteteve të bizneseve dhe objektet tjera të shërbimeve publike.

ECIKS / Kosovapress