Banka Botërore jep 4 milionë dollarë për CDF-në

Prishtinë, 20 dhjetor 2003 – Nikolas Lambsdorf, shefi i Shtyllës së katër të UNMIK-ut dhe z. Boubacar, Përfaqësuesi i Bankës Botërore në Kosovë, nënshkruan pardje, me 18 dhjetor 2003, një marrëveshje granti ndërmjet Bankës Botërore dhe UNMIK-ut, për financimin e Projektit të dytë për Fondin e Zhvillimit të Bashkësive. Donacioni në shumë prej 4 milion dollaresh do të lejojë Fondin për Zhvillimin e Bashkësive (CDF) që të vazhdojë programin e vet tepër të suksesshëm të kryer sipas projektit të parë të CDF-së që u bashkëfinancua nga Banka Botërore ( 6 milion dollarë), Holanda (6 milion dollarë) dhe Zvicra ( 1,2 milion dollarë).

Ky projekt ka për qëllim përmirësimin e cilësisë dhe dobishmërisë së infrastrukturës së bashkësive dhe shërbimeve në bashkësitë e varfëra dhe të godituar nga konflikti, si dhe të promovojë ndërtimin e kapaciteteve industriale në nivel vendor. Duke u mbështetur në mësimet e mësuara nga realizimi i projektit të parë, projekti CDF II do të përdor një strategji të përmirësuar më shënjestër në varfëri dhe një mekanizëm ndarjeje rajonale me qëllim të qasjes në grupet më të goditura, duke përfshirë bashkësitë e pakicave.

ECIKS / RTKLIVE