IPAK Vienna/ECIKS organizon konferencë në Vjenë për sektorin e energjisë në Kosovë

Përfaqësia e Agjencisë së Kosovës për Promovimin e Investimeve në Vjenë dhe Nisma Ekonomike për Kosovën (ECIKS), në bashkëpunim me Institutin për Rajonin e Danubit dhe të Evropës Qendrore (IDM) dhe me “Energieversorgung Niederösterreich” (EVN), organizojnë një konferencë në Vjenë rreth mundësive për investime në sektorin e minierave dhe energjisë në Kosovë.

Konferenca, që sponsorohet nga UNIQA International e që do të mbahet në Vjenë me 28 Maj 2008, ka për qëllim promovimin e investimeve austriake në sektorin energjetik në Kosovë. Në konferencë do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Qeverisë së Kosovës.

Ju lutemi vizitoni faqen tonë në gjuhen Angleze (kliko këtu) për më shumë informata rreth konferencës, programit, vendit të mbajtjes si dhe për tu regjistruar si pjesëmarrës.

ECIKS