Me qëllim të inkurajimit të investimeve amerikane në Kosovë, Ministria e Energjisë dhe Minierave në tetor të këtij viti do të organizojë në SHBA një konferencë për të promovuar potencialet e Kosovës në energjetikë.
Për të inkurajuar investimet amerikane, ministrja e Energjisë Justina Shiroka– Pula, është takuar në Washington me kongresmenët, Tim Holden dhe Christopher Carney.
Shiroka-Pula i ftoi investitorët amerikanë dhe të vendeve tjera që të marrin pjesë në privatizimin e sektorit energjetik në Kosovë.
Ministrja tha se institucionet e Kosovës kanë avancuar legjislacionin për të krijuar kushte më të mira për investime në sektorin e energjisë.
Kongresmenët amerikanë, premtuan që nëpërmjet institucioneve relevante amerikane, përfshirë edhe Departamentin e Shtetit, do të kërkojnë një mbështetje akoma më të madhe dhe nxitje më të madhe të investitorëve amerikanë drejt Kosovës.
Aktualisht në Kosovë po vazhdojnë procedurat për privatizimin e sektorit energjetik.
ECIKS