Amerikanët shikojnë mundësinë e investimeve në Kosovë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku, priti një delegacion të përfaqësuesve të afaristëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët shprehën interesimin e tyre për kushtet që ofron Kosova për investime.

Ministri i MTI-së, Lutfi Zharku tha se në Kosovë është krijuar klimë e favorshme për investime, duke u ofruar hapësira të mjaftueshme bizneseve, lehtësira administrative, informata dhe këshilla.

“Kosova ka një sistem bankar të sigurt dhe të qëndrueshëm; po vazhdon procesi i privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore dhe është në proces edhe privatizimi i ndërmarrjeve publike, si dhe janë bërë hapa pozitivë me qëllim të zhvillimit ekonomik të vendit”, tha ministri Zharku.

Ai tha se popullata shumë e re dhe e kualifikuar është atraksion për investime në Kosovë.

ECIKS

This website uses cookies to improve its performance and the relations with its audience. For more information on data protection see our Privacy Policy.