Inaugurimi i 38 kilometrave të autostradës me 12 nëntor

Punimet në 38 kilometrat e parë të autostradës Vërmicë-Merdar kanë përfunduar. Në kompaninë që po i kryen punët, Bechtel & Enka, thonë se ka mbetur vetëm të bëhet pranim-dorëzimi i punës me Qeverinë deri më 31 tetor.

Por, kjo pjesë nuk do të jetë e kalueshme për automjete deri më 12 nëntor. “Punimet do të përfundojnë të gjitha më 31 tetor, duke përfshirë edhe sinjalistikën. Por do të presim organizimin e një ceremonie zyrtare që do të mbahet më 12 nëntor”, ka thënë një zëdhenëse e Bechtel&Enka-s.
Në deklaratë thuhet se të hënën më 31 tetor, për t’i inspektuar punimet në autostradë do të dalë ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota me stafin e tij, të cilët edhe janë përgjegjës për pranimin ose jo të punëve të kryera.

Pritet që Ministria që ia ka besuar kësaj kompanie projektin e autostradës, do të jetë e kënaqur me punët që janë kryer aty.

/Koha /