Importi i qumështit në Kosovë: 95%

Prishtinë, 25 qershor 2003 -Shoqata kosovare për zhvillim dhe përpunim të qumështit ka mbajtur sot një takim në Prishtinë. Në këtë takim është diskutuar gjendja e rëndë e prodhuesve kosovarë. Nga shuma e përgjithëshme e konzumit te qumështit në kosovë, vetem 5 % jane të prodhimit vendas, perkundër faktit qe në Kosovë ekzistojnë mbi 20 ndermarrje që merren me prodhimin dhe përpunimin e tij. Në mbledhje u përmend që prodhuesit kosovarë janë shpesh të detyruar të hedhin prodhimet e tyre për shkak të mungeses së kërkeses të shkaktuar nga tregu jo-transparent. Qumështi dhe prodhimet e tij zakonisht importohen nga Serbia , Maqedonia si dhe ai i sterilizuar nga Sllovenia.

Arsyet kryesore që prodhimet e këtyre vendeve kanë më shumë përparësi, sipas kësaj shoqate, janë politikat joadekuate doganore të Kosovës, masat jo të mjaftueshme preventive si dhe mungesa e subvencioneve e programeve të ndryshme zhvillimore. Si shembuj konkret janë përmendur Serbia e Maqedonia të cilat kanë ndarë subvencione për të mbështetur eksportin.

ECIKS (A.V)

This website uses cookies to improve its performance and the relations with its audience. For more information on data protection see our Privacy Policy.