Agjensitë e lajmeve bëjnë të ditur se Kofi Anan, sekretar i përgjithshëm i OKB-së, ka emëruar kryeadministrator të Kosovës finlandezin Harri Holkeri.
Kofi Anan emëroi Harri Holkeri përfaqësues të tij special në Kosovë përmes letrës së nominimit drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së, konfirmoi zëdhënësi i OKB-së Fred Ekhart.
Holkeri do të jetë kryeadministratori i katërt me radhë në Kosovë
ECIKS