Hapet tenderi për privatizimin e PTK-së

Ministria e Ekonomisë dhe Financave e Kosovës e ka shpallur shprehjen e interesit për shitjen e shumicës së aksioneve të Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK). Kjo kompania aktualisht është në pronësi të Qeverisë së Kosovës.

Këshilltar i transaksionit është zgjedhur konsorciumi i përbërë nga TelCo AG dhe Wolf Theiss Rechtsanwälte GmbH.

Të dhënat e përgjithshme për kompaninë mund të gjinden në: http://www.ptkonline.com, ndërsa detajet për tenderin mund të merren në ueb e Ministrisë së Financave, http://www.mef-rks.org.

Komiteti Qeveritar i Privatizimit ftoi formalisht palët e interesuara, në veçanti operatorët e telekomit dhe investitorët financiarë me eksperiencë në sektorin e telekomit, të dërgojnë kërkesat e tyre me shkrim për të marrë në privatizimin e PTK-së.

Afati i fundit për shprehje të interesit është data 13 shtator 2010.

PTK është kompani publike e telefonisë me më tepër se 1 milionë klientë të telefonisë mobile.

ECIKS