Amerikanët shprehin interesim për investime në Prishtinë

Përfaqësuesit e Korporatës për Investime Private të Jashtme (OPIC) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë biseduar me nënkryetarin e komunës së Prishtinës, Avdullah Hotin, me të cilin kanë diskutuar për mundësinë e investimeve në Prishtinë.

OPIC është agjenci e qeverisë së SHBA-së që bën inkurajimin e investimeve të jashtme.

Përfaqësues të OPIC-ut kanë shprehur interesimin e tyre për të investuar në projekte kapitale, kryesisht atyre që realizohen nëpërmjet partneritetit publiko-privat.

Nënkryetari i komunës Avdullah Hoti tha se ata kanë përvojë për realizimin e projekteve të përbashkëta me partneritetin publik-privat.

Stephanie Price, ekonomiste në këtë korporatë tha se misioni i OPIC-ut është që t’ju mundësojë kompanive amerikane të investojnë në të gjithë sektorët jashtë vendit.

“OPIC ndihmon sektorin privat në SHBA të investojë jashtë shtetit, nxit zhvillimin ekonomik dhe gjetjen e tregjeve të reja, andaj jemi të interesuar të bashkëpunojmë me Komunën e Prishtinës në realizimin e projekteve kapitale përmes Ligjit për partneritet publiko-privat”, tha Price.

ECIKS