Hapet për aplikim fondi kosovaro-amerikan për shkollim

Prishtinë, 14 shtator 2004 – Fondi, i dhuruar nga populli amerikan nëpërmes Agjencionit të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), dhe i administruar nga Këshillat Amerikanë për Arsim Ndërkombëtar, sot ka hapur procesin e aplikimit për Programin e Bursave Pasdiplomike të Fondit Kosovaro-Amerikan për Arsim.

Programi për Studime Pasdiplomike i FKAA-së është një program i ri që do të ndajë bursa nëpërmes një procesi konkurues për qytetarët e kualifikuar nga e tërë Kosova për studime pasdiplomike në Shtetet e Bashkuara. Qëllimi i këtij programi është të mbështesë zhvillimin afatgjatë të Kosovës duke shtuar kuadrin e individëve të arsimuar mirë dhe të aftësuar në fushat të cilat do të përkrahin zhvillimin ekonomik dhe investimet në Kosovë. Fushat e studimit përfshijnë administrimin e biznesit, ekonominë, drejtësinë dhe administratën publike. FKAA do të mbajë takime të hapura në shkollat dhe universitetet në tërë Kosovën që të shpjegojë programin ndërsa data dhe vendi i mbajtjes mbeten të shpallen më vonë. Hollësitë mbi programin, kualifikimet e kërkuara dhe formularët e aplikimit mund të gjinden në faqen e internetit www.kaef-online.org ose duke bërë kërkesën me anë të postës elektronike në adresat e dhëna më poshtë. Materialet poashtu do të lihen në zyrat e rektorëve në të gjitha universitetet në të cilat mbahen takimet publike. Informatat për programin do të jenë në gjuhën angleze, shqipe dhe serbe.Kanditatët që përmbushin kushtet mund të aplikojnë për bursa të FKKA-së që nga e hëna, 13 shtator 2004. Afati i fundit për aplikim është e premte, 12 nëntor 2004. Do të jipen rreth 10 bursa për studimet që fillojnë në vjeshtë të vitit 2005, që do të mbulojnë shpenzimet e plota të shkollimit, jetesës, literaturës, si dhe fonde për zhvillim profesional, sigurim mjekësor dhe biletën kthyese të udhëtimit me aeroplan. Të gjithë bursistët e FKKA-së duhet të marrin pjesë në punën praktike profesionale në verën që pason vitin e parë të studimeve.Kandidatët e listës së ngushtë duhet të hyjnë në testin e gjuhës angleze (TOEFL) dhe provimet për pranim në magjistraturë (GRE apo GMAT), dhe të intervistohen nga një panel i ekspertëve të SHBA-ve. Testimet dhe intervistat do të caktohen për janar dhe shkurt të vitit 2005 ndërsa vendimi përfundimtar do të mirret në prill të vitit 2005 nga një panel i akademikëve amerikanë dhe zyrtarëve për pranim nga universitetet kryesore të SHBA-ve. Varësisht nga nevoja, do të ofrohet mësimi paraakademik i gjuhës angleze dhe bursistët do të nisen për SHBA në gusht të vitit 2005 për një konferencë hyrëse para fillimit të programit të tyre akademik. Programet e magjistraturës dallojnë në kohëzgjatje prej një deri në dy vite dhe shumica e programeve rezultojnë me diplomë apo certifikatë të magjistraturës.

ECIKS