Hapet Panairi i punës në Prishtinë

Për të tetën herë me radhë, të mërkurën u hap i ashtuquajturi Panairi i Punës i Odës Ekonomike Amerikane dhe Universitetit Amerikan në Kosovë, që për qëllim ka të shërbejë si pikë takimi për bizneset anëtare të Odës Amerikane dhe studentëve.

Pjesëmarrëse në këtë panair ishin disa nga kompanitë më prestigjioze që operojnë në Kosovë dhe të cilat do të cilat ofruan pozita pune si dhe pozita për punë praktike.

Zyrtarë nga Oda Amerikane theksuan se ky panair është vazhdimësi e panaireve të përvitshme që organizohen nga Oda Amerikane dhe se paraqet një mundësi të mirë për ndërlidhje në mes të studentëve dhe bizneseve pjesëmarrëse ku studentët mund të punësohen ose të kryejnë punë praktike.
Panairet e punës janë raste unike për studentë që të njihen me punëdhënës dhe është një prej strategjive të preferuara të punëdhënësve për të rekrutuar.

Kompanitë e pranishme në Panairin e Punës ishin: Coca Cola Hellenic, AltaVia Travel, Assecco, AVC Group, Banka Ekonomike, Buçaj, Cacttus, EBC Company, INKUS (VideoFest), IPKO, KPMG, Meridian Corporation, PR Solutions, ProCredit Bank, PriceWaterhouseCoopers, Recura Financials, SIGAL and Trokit. Ky Panair i Punës u organizua me përkrahjen e Coca Cola Hellenic.

ECIKS / Koha