Hapet panairi "Ditët e Agrobiznesit Kosovar”

Gjakovë, 18 maj 2007 – Është hapur dje në Gjakovë panairi tradicional “Ditët e Agrobiznesit Kosovar”. Zëvendësministri i bujqësisë, Tomë Hajdaraj, tha se Kosova nuk mund të prodhojë Boeing dhe Mercedes, por mund të prodhojë ushqim të shëndoshë për fëmijët dhe për gjeneratat e ardhshme.

Ai ftoi fermerët të mos rrinë duarkryq, por të bashkëpunojnë në këtë drejtim.

ECIKS / RTK