Gjermanët vonohen për Albtelekomin

Tiranë, 8 gusht 2007 – Ministria e Ekonomisë njoftoi se oferta që kompania gjermane Axos Capital kishte dërguar për blerjen e Albtelekomit, nuk mund të merrej parasysh për shkak se tenderi për privatizimin e saj kishte përfunduar. Që në fillim kompanisë i është bërë e qartë se procesi i tenderimit të shitjes së 76% të aksioneve të Albtelekomit ka qenë i mbyllur. Fituesi i tenderit ndërkombëtar ishte firma Calik Enerji nga Turqia, dhe qeveria shqiptare ishte duke negociuar kontratën e shitjes me këtë firmë, ndërkohë që asnjë kompani nuk mund të bëhej pjesë e procesit të privatizimit. Kjo ministri ka hedhur poshtë edhe raportimet e mediave, sipas të cilave, kompania gjerman Axos Capital kishte ofruar për blerjen e Albtelekomit rreth 320 milionë euro. “Në letrën e saj, kompania shpreh si çmim blerjeje shifrën 140 milionë euro, pa iu referuar mënyrës së pagesës dhe investimeve në 5 vjet prej 160 milionë eurosh”, thuhet ne njoftimin nga kjo ministri.

ECIKS