Gjashtë kompani në garë për këshilltar të transaksionit për PTK-në

Komisioni Qeveritar i Privatizimit të PTK-së, njofton se është përmbyllur faza e shprehjes së interesit për parakualifikim të kompanive për tenderin për shërbimet këshillëdhënëse të transaksionit për privatizimin e Postë Telekomit të Kosovës (PTK).

Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka pranuar 12 aplikacione të kompanive të ndryshme të cilat kanë konkurruar për këshilltarë të transaksioni, prej te cilave ka zgjedhur 6 kompani qe jane parakualifikuar. Ne mesin e kompanive qe kane permbushur kushtet per parakualifikim jane DLA Piper UK LLP, Ernst & Young, ING Bank NV, Lazard Freres S.A.S, PwC dhe Zagrebacka Banka – UniCredit Group.

Sipas MZHE-së, numri i madh i kompanive që kanë shprehur interesin për këtë proces dhe reputacioni i tyre global garantojnë se në këtë proces do të ketë konkurrencë të lartë, që do të mundësoj kualitetin e duhur në përzgjedhjen e këshilltarit të transaksionit për këtë proces të rëndësishëm. “Këshilltari i transaksionit ka për detyrë ta ndihmojë Komisionin Qeveritar të Privatizimit të PTK-së,duke promovuar kompaninë para investitorëve potencial, përgatitur dokumentet e shitjes dhe propozuar ristrukturimet e nevojshme të kompanisë para privatizimit”.