Zagreb, 11 prill 2005 – Forumi i Krans Montanës, i cili sivjet do të mbahet në Zagreb nga 13 deri më 15 prill me titullin “Perspektivat evropiane dhe bashkëpunmi rajonal”, do të mbledhë përfaqësuesit e jetës ekonomike dhe politike të vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Evropës Juglindore si dhe të vendeve arabe e të Afrikës e të tjera, me qëllim që të këmbejnë mendime për zgjerimin e BE-së, ekonominë, bashkëpunimin rajonal dhe qëndrueshmërinë si dhe të nxitjes së demokracisë.
Ky tubim zakonisht organizohet në Krans Montana të Zvirës ose në Monako, por sivjet për herë të parë do të mbahet në një nga vendet e Evroës Juglinodre.
Sipas fjalëve të kryetarit dhe themeluesit të Forumit Zhan Pol Karteron, “Zagrebi është vend ideal për mbajtjen e Forumit për shkak se para e BE-së është zgjerimi në vendet e juglindjes evropiane”.
Në këtë tubim pritet të marrin pjesë ndërmjet 400 e 500 pjesëmarrës nga më se njëzet vende.
Në këtë tubim do të marrë pjesë edhe disa ministra të qeverisë së Kosovës dhe pjesëmarrës të tjerë.
ECIKS / QIK