“Fluidi” investon mbi 3 milionë euro

Industria e lëngjeve “Fluidi” nga Gjilani ka investuar më shumë se 3 milionë euro, duke instaluar një linjë të re prodhuese të pijeve joalkoolike “Jaffa”, pije kjo me licencë izraelito-amerikane. Për prodhimin e kësaj pije është ndërtuar një linjë tërësisht e re, me staf të trajnuar nga prodhuesit e teknologjisë moderne, e tërë teknologjia është e digjitalizuar, e atillë që ofron prodhime cilësore.

Zyrtarë të kompanisë “Fluidi” thonë se ky paketim është unik në Kosovë, nderkaq kompania në vazhdimësi del në treg me prodhime të reja dhe deri më tash është arritur që të prodhohen mbi 70 pije me shije të ndryshme si “RC Cola”, “Fluidi” “Red rain”, “Jaffa”, “Orient” ndër tjera. Në po të njejtën kompani behët edhe mbushja e “Coca Colës” dhe ajo ka të punësuar mbi 100 punëtorë. Prodhimet e “Fluidi” përveç tregut të Kosovës, mund të gjenden edhe në Maqedoni, Mal të Zi, Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Serbi, Zvicër, Gjermani dhe në tregjet e tjera të Evropës.

Zyrtarët sqarojnë se kjo kompani në vazhdimësi ka pasur program atraktiv të lëngjeve me shije të popullarizuara, duke sjellë vazhdimisht risi në treg. Kompania posedon teknologji të ndërlidhur mes vete me kapacatitete prodhuese krejtësisht automatike e që konsiderohet si teknologjia më e përsosur dhe më e avancuar e kohës.

ECIKS / Zëri